Shtepia e Pritjes ndodhet ne liqenin e Komanit, perballe ishullit te vogel te Paqes.

( harta ne fund te faqes )

1 .Per te mberritur  tek Shtepia e Pritjes nga terminali i Komanit, udhetimi zgjat 40 minuta me tragetin Berisha ose me anijen Dragobia. Personat qe kane prenotuar per tu akomoduar ne shtepine e pritjes duhet te jene ne dijeni qe transporti per tek shtepia e pritjes behet me oraret zyrtare te linjes se tragetit Berisha apo Anijes Dragobia, ku ato ndalojne per lene udhetaret tek shtepia. Ne raste te tjera te vecanta , kur turistet nuk mberrijne dot ne oraret e caktuara ne ofrojme varka te vogla per transport per ne shtepine e pritjes. por per kete duhet me pare te konfirmoni orarin e mberritjes, dhe ky sherbim ka kosto shtese.

Oraret e nisjes nga Komani :

Trageti Berisha ora 9.00 am, edhe Anija Dragobia ne oren 9.00 am.
2. Per te mberritur tek Shtepia e Pritjes nga terminali i Fierzes , udhetimi zgjat rreth 2 ore, dhe transporti kryhet njesoj si me siper gjate orareve zyrtare te tragetit Berisha dhe anijes Dragobia.

Oraret e nisjes nga Fierza:

Trageti Berisha ora 13.00 , dhe Anija Dragonia ora 6.00 am.

3. Per udhetaret qe deshirojne te nisen nga Shkodra per tek Shtepia e Pritjes, duhet te telefonojne per te prenotuar udhetimin me furgon nga Shkodra per ne Koman , udhetimi zgjat rreth 2 ore.

Per informacione ju lutemi te kontaktoni numrin : 00355 67 28 08 727

Me pas udhetohet me traget apo anije per ne shtepine e pritjes.