Politika e rikthimit te pagesave

Kompania Komani Lake Ferry është e gatshme të rimbursojë pagesën tuaj online në rast se dëshironi të anulloni rezervimin tuaj ose në rastet që ne nuk mund të ofrojmë shërbimin e premtuar për shkak të kushteve natyrore ose kufizimeve nga vendimet e qeverisë.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se “jo të gjitha rastet mund të rimbursohen”.

Më poshtë do të gjeni rregullat për çdo rast dhe shumën që mund të rimbursohet.

Pamundësi për të përfunduar shërbimet e rezervuara

* Sa herë që Trageti Berisha, Anija Dragobia, Anija DeMar ose mjetet të tjera të lundrimit/transportit në pronësi tonë nuk do të jenë në gjendje të operojnë për arsye të kushteve natyrore, kufizimeve të qeverisë ose problemeve teknike, do të njoftoheni paraprakisht me email ose nepermjet telefonit (është e rëndësishme që të shkruani saktë informacionin tuaj të kontaktit) dhe do të merrni një rimbursim 100% brenda 7 ditëve punë.

Anullimi ose ndryshimi i datës duhet të kërkohet të paktën 24 orë përpara udhëtimit.

* Nëse dëshironi të ndryshoni datën e udhëtimit ose ta anulloni rezervimin tuaj sigurohuni që të kërkoni ndryshimin/anullimin të paktën 24 orë përpara fillimit të udhëtimit tuaj. Ndryshimi i datës do të ketë një tarifë shtesë prej 10% të çmimit total, të cilën mund ta paguani me para në dorë pas mbërritjes.
* Në rast anullim, 90% e shumës që keni paguar do të rimbursohet nëpërmjet PayPal. Ju duhet të bëni kërkesë për anullim përmes emailit ose një prej kontakteve të vënë në dispozicion në faqen tonë të internetit dhe ne do ta miratojmë atë. Nëse anulloni 24 orë përpara udhëtimit, pavarësisht arsyes së anullimit do të merrni rimbursimin e pagesës në vlerë 90%.

Pagesa nuk mund të rimbursohet në rastet e mëposhtme:

* Çdo kërkesë për anullim të çdo lloj rezervimi që kërkohet brenda më pak se 24 orëve para udhëtimit nuk ka të drejtë rimbursimi.
* Pagesat e bëra në cash janë të pakthyeshme
* Në rast se ju vonohenu për arsye të ndryshme pagesa juaj nuk kthehet.

Akomodimi në vilat 5 Stinet

* Çdo kërkesë për anullim të rezervimit tuaj tek vilat 5 STINET ose në bujtinën tonë, e bërë 5 ditë përpara datës së mbërritjes, do t’i kthehet 90% e shumës nëpërmjet PayPal.
* Çdo kërkesë për ndryshim të datës 5 ditë ose më shumë përpara datës së mbërritjes do të ketë një tarifë shtesë 10% e shumës totale, gjithmonë nëse kemi disponueshmëri për datat e kërkuara.
Kjo pagesë do bëhet cash ditën e udhetimit tuaj.

* Të gjitha kërkesat për anullim që janë bërë më pak se 5 ditë përpara mbërritjes nuk kanë të drejtë për rimbursim.

Politika e anullimit të tureve

* Të gjitha pagesat e tureve nuk mund të kthehen për shkak të përgatitjeve fillestare që duhet të bëjmë për t’i organizuar ato. Turet që nuk kanë të drejtë për rimbursim: TURI I VALBONAËZ, TURI I ALPEVE, TURI I LUMIT TË SHALËS, TUR NJË DITOR, TURI PRIVAT, TURI I KAJAKEVE
* Çdo kërkesë për ndryshim të datës 5 ditë ose më shumë përpara datës së mbërritjes do të ketë një kosto shtesë prej 10% të shumës totale, nëse kemi disponueshmëri për datat e kërkuara.
Kjo pagesë do bëhet cash ditën e udhetimit tuaj.

Shërbimi i transportit me furgon

* Të gjitha shërbimet e rezervuara me transport (nga Tirana, Shkodra apo Valbona) janë të pa rimbursueshme.

– Ne nuk këmbejmë valuta, pranojmë pagesa vetëm në Euro ose Lekë.
– Ne nuk pranojmë pagesat që kryeni në rrugë ose në zyra që nuk kanë autorizimin tonë për të shitur shërbimet tona, ato që kanë autorizimin tonë do të kenë logon tonë në biletat e tyre dhe do t’ju japin kuponin tatimor për shërbimin që ju keni paguar.
– Sa herë që kryeni një rezervim, këto kushte do t’ju paraqiten dhe për të vazhduar me rezervimin, ju duhet t’i kuptoni dhe pranoni këto kushte. Sapo të përfundojë rezervimi, ju do të pajiseni me biletat e udhëtimit dhe informacione të tjera shtesë të nevojshme, përmes emailit.

– Të gjithë klientët që udhëtojnë me “Tragetin Berisha”, “Anijen Dragobia”, “Anijen DeMar” dhe ata që rezervojnë udhëtimet tona dhe marrin shërbimet do të marrin paraprakisht një biletë fizike ose biletë elektronike pasi të kryhet pagesa.
– Biletat që nuk përmbajnë numrin serial ose faktorë të tjerë sigurie nuk janë të vlefshme.
– Bileta duhet t’u paraqitet punonjësve tanë në traget (jo domosdoshmërisht të printuara, ne i pranojmë ato edhe në mënyrë elektronike në smartphone tuaj).
– Në çdo rast kërkese për anullim/rimbursim klienti duhet të ketë biletën.
– Ju rekomandojmë që të mos bëni pagesa në rrugë apo vende që nuk janë të autorizuara nga Komani Lake Ferry apo që nuk kanë logon dhe autorizimin tonë.

Pajisjet e ndihmës së parë dhe të sigurisë

* Flota jonë: Trageti Berisha, anija Dragobia, anija DeMar ose skafi si dhe varkat e vogla që përdoren për udhëtime në liqenin e Komanit janë të pajisura me varka shpëtimi dhe jelek shpëtimi.
* Ne ju sugjerojmë të dëgjoni dhe ndiqni udhëzimet e stafit tonë. Rekomandimet e stafit tonë janë detyrime që duhet të kryhen në mënyrë absolute nga të gjithë pasagjerët që do të udhëojnë.
* Nëse kushtet e sigurisë të treguara nga stafi ynë nuk respektohen, klienti do të humbasë të drejtën e udhëtimit.
* Ne mbështetemi gjithmonë në komunikimin me mirëkuptim të dyansh dhe në bashkëpunimin e pasagjerëve për të respektuar rregullat e sigurisë si dhe etikën e mirësjelljes