Tur 1 Ditor ne Liqenin e Komanit

4000 Leke All Inclusive

Tur 1 ditor tek Liqeni i Komanit, All Inclusive

Gjate 25 viteve kemi studiuar kerkesat dhe prioritetet e klienteve tane dhe krijuam kete tur qe kushton me pak dhe shijon shume me teper sesa te qendroni ne qytetet e zhurmshme.

Kayking in Komani Lake

Kayaking in Komani Lake

Turi 1 ditor ne Liqenin e Komani, i organizuar nga “Komani Lake Ferry“, fillon ne oren 9:00 am tek Terminali i Komanit.

Kjo eshte edhe ora kur Anija Dragobia niset nga Terminali i Komanit dhe eshte e rendesishme te jeni ne terminal disa minuta me perpara, ne menyre qe te kemi kohe mjaftueshem per te hipur ne anije. ( per grupe mbi 20 persona mund te hipim tek Trageti Berisha qe niset ne te njejten ore si anija Dragobia ).

Do te lundrojme perreth 40-45 minuta deri sa te arijme tek Ishulli i Paqes, duke shijuar keshtu nje nga pamjet me te bukura ne Europe. Gjate lundrimit do te bejme edhe disa ndalesa te shkurtra ne stacionet karakteristike para se te arrijme ne Shtepine tone, perballe Ishullit te Paqes, ne Berishe, qe eshte pjesa me terheqese e Liqenit te Komanit.

Kayak, shetitje dhe aktivitete të tjera.

Rreth ores 09:45 mberrijme tek Ishulli i Paqes, ku mund te lundroni me barka te vogla ne ujrat e kristalte te lumenjve ne afersi, nderkohe qe shijoni ajrin e fresket dhe cicerimat e zogjve, mund te vizitohet edhe shpella.

Ose mund te merrni kayaket dhe te lundroni vetem ose ne grupe, dhe te exploroni panoramat mahnitese te “fjordeve” Shqiptare.

Gjithashtu mund te ecni dhe shetisni pergjate liqenit, apo plazhit.

Pasi te bejme nje pushim te shkurter dhe te pijme lengje frutash te fresket tek Shtepia, do te zgjedhim ushqimin per dreken, sigurisht ushqime tradicionale dhe te zones perreth.

Per te gjithe ata qe duan te explorojne magjine dhe plazhet e virgjera qe mund te gjenden vetem tek Lumi i Shales, i ndodhur afer Liqenit te Komanit, e njohur gjithashtu edhe si ” Parajsa e fshehur”, mund te merrni anijet tona dhe te shkoni atje per vetem 10 Euro/person.

Pas explorimit te zones, dhe aktiviteteve te ndryshme, rreth ores 13:00 mbildhemi tek Shtepia per te ngrene dreken me ushqime tradicionale dhe pije te ndryshme, gjithashtu edhe fruta te sezonit.

Pas nje pushimi te shkurter, nje kafe dhe disa foto, behemi gati per tu rikthyer. Ne oren 14:45 vjen trageti Berisha, i cili ndalon posacerisht per ne, dhe me te shkojme ne Terminalin e Komanit.

Rikthehemi ne pikenisje rreth ores 15:30.

Mos harroni te merrni me vete nje kapele, syze dielli, nje shishe me uje dhe sigurisht kameren apo smartfonin tuaj.

Cmimi i ketij turi eshte promocional dhe i vlefshem per grupe mbi 5 persona.

Nese rezervoni me perpara dhe gjithashtu kryeni pagesen me Paypal, do te perfitoni nje zbritje ne cmim. Femijet nen 10 vjec paguajne vetem 14 Euro ( udhetojne falas me tragetin Berisha dhe Anijen Dragobia )

Sherbim Transporti.

Per te gjithe ata qe duan transport nga Shkodra ose nga Tirana, ne mund ta mundesojme duke shtuar nje kosto te vogel. Ne formen e rezervimit ju lutemi te plotesoni emrin dhe adresen e hotelit ku qendroni, po ku doni tju marrim.

Per ata qe udhetojne nga Tirana, transporti me furgon kushton 20 Euro/person

Nisja behet ne oren 05:00 te mengjesit, dhe mberritja ne Koman ne oren 08:30m ndersa nisja nga Komani ne oren 15:30 dhe mberritja ne Tirane ne oren 19:00.

Per ata qe duan te nisen nga Shkodra, transporti kushton 10 Euro /person

Nisja behet nga Shkodra ne oren 06″30 te mengjesit dhe mberritja ne Koman ne oren 08:30m ndersa nisja nga Komani ne oren 15:30 dhe mberritja ne Shkoder ne oren 17:30.

Nese deshironi te vini me makinen tuaj deri ne Koman, sigurohuni qe te gjeni nje vend parkim para se te hyni ne terminal. Parkimi ndodhet para se te hysh ne tunel, sepse hyrja ne tunel nuk lejohet per makinat qe nuk kane nje rezervim me tragetin e linjes. Parkimi eshte falas dhe nuk duhet te paguani per te,

Shënim i rëndësishëm!

Ju mund ta rezervoni kete tur vetem nese plotesoni formen e meposhtme, dhe beni pagesen online me ane te PayPal. Cmimi i turit eshte 4000 leke/person, por nese paguani online do te perfitoni zbritje dhe do te paguani vetem 3600 Leke/person

Ose mund te na shkruani nje email tek kontakt@komanilakeferry.com me detajet tuaja dhe ne do tju dergojme nje fature online qe mund te paguhet me PayPal ( ju mund te paguani edhe Cash pasi te hipni ne Anijen Dragobia ose Tragetin Berisha, por me cmimin e plote te turit ).

KUJDES!! Mos kryeni pagesa tek persona te panjohur ne rruge, ne Koman apo ne Fierze, qe ju ofrojne ture fals apo bileta te falsifikuara. NE PRANOJME PAGESA VETEM ONLINE DHE VETEM NE TRAGETIN BERISHA OSE ANIJEN DRAGOBIA.

""
1
Reserve One Day Tour
12%OFF FOR ONLINE RESERVATION
Nameyour full name
Phoneyour country prefix too
How many persons?up to 5

Please note that the One Day Tour will not be available on 13, 14, 15, 16, 17 August.

Travel Datefrom Monday to Friday
Commentsmore details
0 /

Total

[((field10*29)+(field10*29)*0.05)]

Discount

[(((field10*29)+(field10*1.45))*0.1)]

To be paid

[(((field10*29)+(field10*29)*0.05))-((((field10*29)+(field10*1.45))*0.1))]

One Day Tour 29 Euro/PersonNo. PersonsTotal Price
If you make the payment online it will be discounted 12% and the price is 26 Euro/Person ( Note that a 5% paypal fee is added to the total sum )[field10][(((field10*29)+(field10*29)*0.05))-((((field10*29)+(field10*1.45))*0.1))]

You will be redirected to PayPal to complete the payment.

Previous
Next

Find other tours we offer.

Turi i Alpeve Shqiptare

  Exploring the Albanian Alps in 3 days. Bazuar ne eksperiencat tona dhe ne kerkesat tuaja vendosem ti shtojme listes se mundesive qe ne ofrojme dhe nje tur tjeter qe do konsistoje sigurisht ne eksperienca te paharrueshme qe startojne ne qytetin e Shkodres e...

Tur ne Luginen e Valbones

Lugina e Valbones, nje mrekulli e natyres e cila sduhet humbur por duhet vizituar patjeter te pakten nje here. Prandaj ne i kemi organizuar te gjitha per ju ne menyre qe tju ngelet vetem te shijoni cdo moment te ketij turi. Nisemi nga Tirana (location) rreth ores 5:00...

Ture me kayake

Eksploroni liqenin e Komanit me ture te organizuara 1 ditore.. Komani Lake Explore ture me kayake ne liqenin e Komanit. Ne kemi kayake te cilesise se larte, me te gjitha pajisjet e domosdoshme, te prodhuar ne fund te vitit 2015. Turi i zakonshem eshte si me poshte :...

Ture rreth liqenit

Eksploroni liqenin e Komanit. Nese deshironi te shijoni panoramen e Liqenit te Komanit mund te shfrytezoni linjen e tragetit BERISHA apo te Anijes DRAGOBIA cilat udhetojne cdo dite nga Komani edhe nga Fierza apo mund te prenotoni nje udhetim eskluziv vetem per ju me...