Trageti Berisha lundron cdo dite ne liqenin e Komanit.

Itinerari i perditshem me nisje nga Komani ne oren 09:00 dhe nga Fierza ne oren 13:00.
Trageti punon vetem gjate muajve te veres, nga Prilli ne Tetor

Trageti Berisha ofron kushte te mira per udhetaret dhe per turistet e shumte qe vizitojne liqenin gjate sezonit. Itinerari zgjat gati 2 ore e gjysem dhe eshte nje kohe e konsiderueshme qe udhetaret kalojne ne traget prandaj ne kemi krijuar kushte komode, Ne te do te gjeni nje bar qe ofron pije te ndryshme per turistet gjate kohes se lundrimit, gjithashtu ne traget do te gjeni edhe nje pakete mengjesi te gatshme, e cila permban produktet kryesore per nje mengjes te shendetshem. si djathe, gjalpe, ullinj, recel, cokokrem, mjalte dhe fruta te thata.

Gjithashtu ka ambjente jashte dhe brenda per pasagjeret dhe automjetet. Ne Tragetin Berisha organizohen festa te ndryshme gjate kohes se lundrimit, ne pjesen e jashtme e katit te dyte.
Kapacitetet ne numer personash nuk jane te caktuara pasi trageti e perballon me sukses fluksin e madh gjate pikut te sezonit turistik. Ndersa per automjetet nevojitet rezervim.

Anija Dragobia lundron cdo dite te vitit.

Itinerari i perditshem me nisje nga Fierza ne oren 06:00 dhe nga Komani ne oren 09:00.
Anija kryen itenerarin Fierze-Koman-Fierze cdo dite te vitit, perfshire edhe muajt e dimrit.

Edhe anija Dragobia ofron kushte te mira per udhetaret dhe per turistet e shumte qe vizitojne liqenin gjate sezonit.

Ne kete anije nuk eshte e mundur te trasportohen makina, mundemi te transportojme vetem udhetare dhe bicikleta.