Tur ne Alpet Shqiptare

Tur 6 dite / 5 nete ne Alpet Shqiptare

Itenerari i turit dhe detajet

Dita 1 (e shtunë)
Pasi të arrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ne do ju ofrojmë transport privat nga Rinasi në hotel (transporti privat nga aeroporti ne Tiranë dhe akomodimi në hotel në Tiranë i përfshirë).
Ne do ju pajisim me një itinerar të cilin mund ta printoni, një program që ju sugjerojmë të ndiqni gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë. Programi do të përfshijë sygjerime rreth vendeve më interesante për t’u vizituar, restoranteve më të mira ku mund të shijoni ushqimet tradicionale të kryeqytetit dhe udhëzime për mënyrat se si të lëvizni nëpër qytet që të merrni përvojën më të mirë.
Në çmimin e turit nuk përfshihen shpenzimet e vendeve që vizitohen kundrejtë pagesës (si prsh. muze, teater, kinema etj. ) dhe as të ushqimit.

Dita 2 (e diel)
Pasi të konsumoni mëngjesin në hotel, ju do të takoheni me guidën që do ju shoqërojë gjatë udhëtimit dhe do filloni rrugëtimin drejt veriut të Shqipërisë. (Mengjesi në hotel dhe transporti privat i perfshire)
Rrugës do të ndaloni për të vizituar qytetin historik të Krujës, një qytet me rëndësi te madhe historike për Shqipërinë.
Do të vizitojmë pazarin karakteristik ku mund të shijoni dhe blini suvenire artizanal, do shikoni qilimin e famshëm të punuar me dorë një nga traditat më të vjetra të Krujës, Xhubletën dhe Çakçirin të cilat janë veshje tradicionale të rajonit të veriut te trashëguara që nga kohët e lashta, (tani të mbrojtura nga UNESCO).
Do të vizitoni kalanë madhështore te Krujës. (E përfshirë)
Brenda kalasë do të keni mundësinë të zgjidhni nëse doni të vizitoni muzeun e Skenderbeut dhe muzeun etnografik (nuk përfshihen në çmim biletat e hyrjes).
Ju do keni mundësinë të zgjidhni dhe restorantin ku do të konsumoni drekën ( dreka nuk përfshihet).
Pas drekës niseni për në qytetin e Shkodrës ku do arrini rreth orës 15:00.
Pas akomodimit në hotel do të keni kohë të lirë që mund ta shfrytëzonj sipas dëshirës, ??mund të vizitoni Kalanë e Rozafës, muzeun e Marubit, qendrën e qytetit dhe të konsumoni darkën. Darka nuk përfshihet në çmim, por guida do t’ju sygjerojë vendet më të mira ku mund të hani, në varësi të ushqimit tuaja të preferuar, peshk, mish ose pjata specifike të shijshme tradicionale.

Dita 3 (e hënë)
Hoteli do të përgatisë mëngjesin të cilin do e merrni me vete rrugës për në Koman. (mëngjesi dhe transporti i përfshirë)
Më në fund, ju do të shijoni një pamje të që të gjithë e quajnë “Parajsa e Veriut” !
Me të mbërritur në Koman, një varkë do ju presi per të filluar lundrimin nëpër liqenin e Komanit dhe destinacion fillestar do të ketë lumin e Shalës, Tajlandën e vogël të Shqipërisë. (Varka e përfshirë)
Aty do të keni mundësinë të shijoni bukurinë e natyrës, të notoni në ujin e kaltër e të kulluar, të bëni kajak, zipline dhe të hani drekë (shpenzimet për drekën dhe aktivitetet ekstra nuk përfshihen në çmim).
Pasdite, rreth orës 15.00, ju do të vazhdoni lundrimin për në Fierzë ku do ju na presë një makinë private.
Do vazhdoni udhëtimin me makinë përmes qytetit të Bajram Currit, qyteti kryesor i rajonit të Tropojës.
Do të ndaloni për të bërë foto në pamjet më të bukura që ofron lumi i Valbonës.
Me të mbërritur në Valbonë do të ndaloni për të vizituar liqenin e vogël të Xhemës, i karakterizuar nga ngjyra e gjelbër dhe gurin e mullirit të ujit, i vetmi i fshatit. (Transporti i përfshirë)
Do të mbërrini në bujtinën ku do të kaloni natën në Valbonë, pas pritjes së ngrohtë nga bujtësit, do të keni mundësinë të akomodoheni në dhomat tuaja.
Do të keni kohë të lirë për të pushuar apo për të bërë dush dhe me pas për të ngrënë darkë të gjithë së bashku, duke shijuar gatimet më të shijshme të rajonit, ushqime bio të freskëta të bëra vetë. (Akomodimi dhe darka të përfshira)
Pas darkës ndoshta do të keni mundësinë të dëgjoni vendasit duke luajtur cifteli (vegël muzikore tradicionale e rajonit) dhe pse jo të mësoni vallet popullore shqiptare. (te gjitha te perfshira)

 

Dita 4 (e martë)
Pasi të shijoni mëngjesin tradicional do te merrni dhe një pako me ushqime për piknik. (Ushimi i përfshirë)
Një makinë private do ju dërgojë në pikën e fillimit të shtegut që ju çon në Thet. (Transporti i përfshirë)
Gjatë ecjes së bashku me guiden, do të gjeni dy vende për të pushuar dhe për tu freskuar me pije (pijet nuk përfshihen), do të shijoni pamjet përrallire dhe do të keni mundësinë të bëni shumë foto pasi do të mahniteni nga pamjet që ofrojnë Alpet Dinarike.
Pasdite do të arrini në Theth ku një makinë private do të ju presë në pikën e mbarimit të ecjes dhe do ju çojë në Nderlysaj ku do keni mundësinë të shijojoni pamjen e mrekullueshme dhe vaskat natyrore të shpellës.
Menjëherë pas kësaj do të vazhdoni të ecjen për të arritur te Syri i Kaltër, një ujvarë e vogël natyrale e karakterizuar nga ngjyrë blu e thellë që formon një rrjedhë në formë syri.
Pas vizitës do të ktheheni në Nderlysaj, ku do ju presë makina me destinacion bujtinë.
Do të akomodoheni në dhomat tuaja dhe pas një pushimi të shkurtër është koha për të ngrënë darkë të gjithë bashkë. Do të serviren gatime të shijshme të freskëta tradicionale.
(te gjitha te perfshira)

Dita 5 (e mërkurë)
Pas mëngjesit në bujtinë niseni për të vizituar Kullën e Ngujimit dhe për të mësuar mbi Kanunin e Lek Dukagjinit (kushtetuta e parë e shkruar, e përdorur në të gjithë rajonin verior). (Bileta e hyrjes që kushton 1,5 euro/personi nuk përfshihet në çmimin e turit)
Më pas do të zhvendosemi për të vizituar ujëvarën e mahnitshme të Grunasit.
Pas kësaj vizite do të ktheheni në bujtinë pasi furgoni do presë për tju kthyer në Shkodër. (Transporti i përfshirë)
Në Shkodër do të keni mundësinë të ndaloni për drekë, dreka është përfshihet.
Menjëherë pas drekës do te vazhdoni kthimin për ne Tiranë (transporti i përfshirë)
Ditën e 6, nëse do keni nevojë për transport nga Tirana në Aeroport, transporti është i përfshirë.

Find other tours we offer.

Lost in the Albanian Alps

Lost in the Albanian Alps

A 5 day tour from Tirana, to Kruje and Shkoder, sailing through Komani Lake and Shala River, hiking from Valbone to Theth.

Albanian Alps Tour

Albanian Alps Tour

Shkoder – Koman – Fierze – Valbone – Theth
The price of the tour is 279 euros / person when it is paid online via PayPal

Tour in Valbona Valley

Tour in Valbona Valley

Valbona Valley a miracle of nature that shouldn’t be missed but needs to be visited at least once.
Tour price 99 €/person

One Day Tour in Komani Lake for only 29 Euro! All incluzive!

One Day Tour in Komani Lake for only 29 Euro! All incluzive!

Kayaking, trekking and other activities. You choose your lunch based on traditional foods and drinks of the region For all the visitors that pay the tour online via our website booking form ( Payments via PayPal or credit card ). If you choose to pay CASH the price is 35€ or 3500 Lek.