One day tour

Tur 1 ditor 26€ All Inclusive

Nder 20 vitet e fundit kemi studuar kerkesat e klienteve tane dhe krijuam kete tur qe kushton me pak edhe shijon me shume se te qendosh ne qytet: One Day Tour 26 euro all inclusive organizuar nga Komani Lake Ferry fillon ne oren 09.00 ne terminalin e Komanit duke hipur ne Anijen DRAGOBIA dhe pasi pershkruhet 40 minuta lundrim me disa ndalesa karakteristike te stacioneve dhe nje panorame nga me te bukurat ne Europe, arrihet tek Shtepia e Pritje perballe Ishullit te Paqes ne Berishe zonen me atraktive te liqenit ku ndalesa behet ne oren 10.00. Pas nje shlodhje te vogel edhe nje pije te fresket tek Shtepia e Pritjes vendoset dhe zgjidhet per ushqimin e drekes me ushqimet e pijet tradicionale te zones po ashtu edhe aktiviteti qe cdonjeri deshiron te bej:

  • Lundrim me vark te vogel nder disa lumenj ku uji eshte i kristalt edhe klima e fresket me cecerima zogjsh edhe shpella afer zones.
  • Te behet kayak individual ose ne grup per te eksploruar peisazhin e fjordeve shqiptare.
  • Apo thjesht te behet plazh ose trekking ne zonen perreth.

Per ata qe duan te eksplorojne edhe Lumin e Shales per magjin e ujit te kristalt qe e karakterizon e per reren e saj te virgjer mund te vizitohet me varkat tona te posaçme me nje kosto shtese prej 10 euro/person.

Pas ketyre xhirove eksploruese edhe argetuese rreth ores 13.00 mblidhemi te gjithe per te ngrene dreken tek Shtepia e Pritjes. Pas  drekes tradicionale me pije mund te shijohen edhe fruta te stines. Pasi shlodhemi por edhe nje kafeje edhe ndonje foto pergatitemi te kthehemi me Tragetin BERISHA nga ora 14.45 i cili ndalet posacerisht per ne tek shtepia e pritjes. Mberritja ne Koman nga ora 15.30. Mos harroni te mbani me vete kapele edhe syze dielli edhe ndonje shishe uji por mbi te gjitha aparatin fotografik apo smartfonin. Per ata qe deshirojne edhe transportin nga Shkodra apo Tirana mund ta ofrojme gjithashtu me nje kosto te thjesht transporti publik. Kostoja e turit eshte promocionale dhe per grupe mbi 5 persona. Femijet nen moshen 12 vjeq paketa kushton 16 euro/person. Per ata qe nisen nga Tirana me furgon 20 euro/person. Nisja ora 05.00 dhe mberritja ne Koman ora 08.30 ndersa kthimi eshte me nisje nga Komani ne oren 15.30 dhe mberritja ne Tirane nga ora 19.00. Per ata qe nisen nga Shkodra me furgon: 10 euro/person Nisja ora 06.30 nga Shkodra dhe mberritja ne Koman ne oren 08.30 ndersa kthimi nga Komani ne oren15.30 dhe mberritja ne oren 17.30 ne Shkoder Nese vini me makinen tuaj sigurohuni te gjeni nje vend parkimi perpara se te vini ne port. Paketa paguhet pasi te perfundoje turi dhe vetem ne bordin e Tragetit BERISHA.

Shumë e rëndësishme!

Ju mund ta rezervoni kete tur vetem duke plotesuar formen e meposhtme dhe te beni pagesen me ane te Paypal. Ose mund te na shkruani nje email tek kontakt@komanilakeferry.com me detajet perkatese dhe pagesa te behet CASH vetem ne bordin e trageti BERISHA dhe stafit te trageti, askujt tjeter. KINI KUJDES dhe mos beni pagese tek persona te panjohur qe ju ndalojne ne rruge apo qe perpiqen te shesin bileta te falsifikuara. NE PRANOJME PAGESAT VETEM NE BORDIN E TRAGETIT.

""
1
Reserve One Day Tour.
Nameyour full name
Phoneyour country prefix too
How many persons?up to 5
Travel Datefrom Monday to Friday
Commentsmore details
0 /
One Day TourNo. PersonsTotal Price
Tour costs 26 Euro/Person ( Note that a 5% paypal fee is added to the total sum )[field10][(field10*26+field12*field10)+(field10*26+field12*field10)*0.05]
Previous
Next

Ture të tjerë.

Turi i Alpeve Shqiptare

  Exploring the Albanian Alps in 3 days. Bazuar ne eksperiencat tona dhe ne kerkesat tuaja vendosem ti shtojme listes se mundesive qe ne ofrojme dhe nje tur tjeter qe do konsistoje sigurisht ne eksperienca te paharrueshme qe startojne ne qytetin e Shkodres e...

Tur ne Luginen e Valbones

Lugina e Valbones, nje mrekulli e natyres e cila sduhet humbur por duhet vizituar patjeter te pakten nje here. Prandaj ne i kemi organizuar te gjitha per ju ne menyre qe tju ngelet vetem te shijoni cdo moment te ketij turi. Nisemi nga Tirana (location) rreth ores 5:00...

Ture me kayake

Eksploroni liqenin e Komanit me ture te organizuara 1 ditore.. Komani Lake Explore ture me kayake ne liqenin e Komanit. Ne kemi kayake te cilesise se larte, me te gjitha pajisjet e domosdoshme, te prodhuar ne fund te vitit 2015. Turi i zakonshem eshte si me poshte :...

Ture rreth liqenit

Eksploroni liqenin e Komanit. Nese deshironi te shijoni panoramen e Liqenit te Komanit mund te shfrytezoni linjen e tragetit BERISHA apo te Anijes DRAGOBIA cilat udhetojne cdo dite nga Komani edhe nga Fierza apo mund te prenotoni nje udhetim eskluziv vetem per ju me...