Te dashur udhetare dhe miq te Komani Lake Ferry.

Ne kemi bere disa ndryshime te vogla ne formen e rezervimit te biletave dhe kemi aktivizuar pagesat online nepermjet PayPal ( duke perdorur karten e kreditit/debitit ose llogarine ne PayPal ). Pra ju mund ta kryeni pagesen direkt nga shtepia apo zyra juaj. Ky ndryshim eshte bere per disa arsye, se pari per shkak te numrit te madh te rezervimeve qe kemi pasur vitin e kaluar dhe te shkembesh para ne bordin e Tragetit Berisha eshte nje sfide e vertete. Arsyeja e dyte eshte per shkak te disa “personave” qe abuzojne duke ndaluar turistet ne rruge dhe shesin bileta nen emrin tone. Dhe arsyeja e trete eshte se per shkak te numrit te madh te rezervimeve, pergjithesisht vendet mbushen shume shpejt dhe i japim prioritet personave qe paguajne me perpara.

Gjithesesi nese nuk mundeni, apo nuk ndiheni komod me sistemin e pagesave online, mund te na dergoni nje email me te dhenat tuaja tek kontakt@komanilakeferry.com dhe mund tju sugjerojme menyra te tjera pagese.

Kujdes! Mos beni pagesa tek persona te panjohur ne rrugen drejt Komani apo drejt Fierzes, qe perpiqen tju shesin ture apo bileta te falsifikuara.

NE PRANOJME PAGESA VETEM ONLINE NEPERMJET PAYPAL, OSE CASH NE TRAGETIN BERISHA / ANIJEN DRAGOBIA.