Perpara se te niseni per udhetim ne Liqenin e Komanit, ose te Fierzes kini parasysh dhe merrni masa per disa gjera kryesore ( keto keshilla jane te vlefshme edhe per ju qe planifikoni te vizitoni Thethin ose Luginen e Valbones ) :
- Merrni rroba te pershtashme, duhet te dini qe gjate nates eshte ftohte, gjithashtu edhe ne ditet me shi.
- Bileta e Tragetit Berisha paguhet VETEM PASI HIPNI NE TRAGET OSE ANIJE. Pra, ju mund ta prenotoni vendin tuaj me ane te telefonit, emailit, websitit, faqes sone ne facebook, por e paguani VETEM pasi hipni ne traget ose anije.
- Kujdes femijet! Mos i lini asnjehere vetem ne traget, sidomos ne ambjentet e jashtme ( do te ishte mire qe ti vishnit jeleket qe ndodhen ne traget ).
- Ndalohet rreptesisht te hidheni nga trageti apo anija ne ujrat e liqenit gjate kohes qe jemi ne udhetim. Kjo mund te rezultoje me pasoja shume te renda per shendetin tuaj.
- Na ndihmoni te mbajme ambienti paster. Ju lutemi te mos hidhni mbeturina ne liqen apo ne traget. Do te gjeni ne traget disa kosha ku mund te hidhni mbeturinat.
- Shkruani dhe mbani me vete numrin e emergjencave : 112 – Me kete numer mund te kontaktoni falas policine, ambulancen dhe zjarrfikesit.
- Nga Tirana nisemi ne oren 05:00 per ne Koman.
Nga Shkodra nisemi ne oren 06:30 per ne Koman.
Nga Valbona nisemi ne oren 11:00 per ne Fierze.Te gjthe shtetasit shqiptare mund te hyjne ne Kosove vetem me nje karte identiteti, ndersa per shtetasit e huaj duhet te kene pashaporten per te kaluar kufirin.
- Mund te kontaktoni me stafin e Komani Lake Ferry Berisha ne cdo moment ne nje nga keto forma :
- Telefon: 00355 69 68 00 748 / 00 355 68 52 70 934
- Telefon anglisht: 00355672808727
- Telefon Italisht: 0039 32 725 66 357
- Email : kontakt@komanilake-explore.com
- Email : kontakt@komanilakeferry.com