Turi i Alpeve Shqiptare
Shkoder – Koman – Fierze – Valbone – Theth
Exploroni Alpet Shqiptare ne nje tur 3 ditor
Liqeni i Komanit
Valbona
Thethi
Qyteti i Shkodres
Ky tur 3 ditor eshte i mundur me nisje edhe nga qyteti i Shkodres, here ne mengjes ne oren 06:30 nisemi me furgon drejt Komanit. Nje udhetim qe zgjat deri ne 08:30.
Valbona Valley
Lundrojme pergjate liqenit rreth 2 ore e 30 min (9:00am-11:30am) duke shijuar cdo detaj te pamjes piktoreske qe na ofrohet nga natyra e mrekullueshme, nga ajri i paster dhe i fresket, nga ngjyrat e panorames e nga uji i kristalte.
Pas mberritjes ne Fierze nisemi me furgon drejt lugines, majave, e lumit te Valbones, ku eshte shtruar per ne dreka me ushqime tradicionale te gatuara nga duart e grave malesore qe ruajn zakonet e parardhesve te tyre sot e kesaj dite.
Pas drekes se bollshme vazhdojme me eksplorimin e zones deri ne te errur, e me pas kthehemi ne bujtine per te shijuar ushqimet e darkes dhe kenget e bukura me cifteli e lahute te shoqeruara nga cicerimat e zogjeve.
Kemi mbyllur keshtu diten e pare te turit per tu zgjuar heret diten tjeter sepse na pret nje rruge e gjate neper rrugen qe lidh Valbonen me Thethin…
Thethi Village
Pas drekes te karakterizuar nga bujaria e mikpritja e malesoreve pasditen ja dedikojme eksplorimit dhe vizitave te lumenjeve te mrekullueshem qe derdhen nga majat e Alpeve prej shekujsh. Pas perendimit te mrekullueshem te diellit qe te duket se i jep butesi edhe maleve krenare na shoqeron drita e henes drejt bujtines ku eshte shtruar darka me ushqime te shijshme e te shendetshme.
Keshtu mbyllim dhe nje tjeter dite plot aventura per tu zgjuat diten e trete te turit e cila pas mengjesit dhe pas eksplorimi te zones gjate paradites, na percjell per ne qytetin e Shkodres ku mberrijme rreth ores 19:00pm e cila shenon dhe fundin e kesaj eksperience te mrekullueshme por jo te paperseritshme.
TURI PERFSHIN
Transporti:
Nga Shkodra (me furgon) ne Koman
nga Komani me tragetin Berisha deri në Fierzë dhe
pastaj nga trageti në Valbone ( me furgon)
Diten e trete nga Thethi ne Shkoder ( me furgon).
Vështirësia e Turit:
Vështirësia e Turit:
Eshtë mesatare, nga 1-shi deri tek 10-ta, vlersohet me 6.
Keshillohet për mosha nga 14-65 vjeç më dëshirë eksploruese dhe fizik të përballueshme ne ecje.
Këshillat: Te mbani me vete një shishe ujit 1.5L ne nje çantë shpine dhe kapele e syze qe te mbroheni ndaj diellit si dhe aparatin per fotot duke mos harruar as veshjet sportive per 3 ditë.
Ky tur eshte i vlefshem cdo dite nga 15 Maji ne 30 Shtator.
Kosto e turit është 279 euro/person.
Shënime të rëndësishme!
Kosto e turit është 279 euro/person.
Guida gjatë gjithë udhëtimit: Guida eshte njohëse e mirë e terrenit dhe e gjuhes angleze dhe sherbimi kushton 45 euro per cdo person. Pagesa e guides nuk eshte e perfshire ne cmim, ajo behet CASH ne diten e fillimit te turit.
Nese nuk doni guide personale gjate gjithe turit mund te ju ndihmojme me nje guide te zones, bashke me nje kale edhe per bagazhet deri ne 25kg qe te ju shoqeroje gjate kalimit nga Valbona ne Theth +70€
Ju mund ta rezervoni kete tur duke plotesuar formen e meposhtme dhe te kryeni pagesen nepermjet PayPal.
Kujdes! Mos beni pagesa tek persona te panjohur ne rrugen drejt Komani apo drejt Fierzes, qe perpiqen tju shesin ture apo bileta te falsifikuara.
NE PRANOJME PAGESA VETEM ONLINE NEPERMJET PAYPAL, OSE CASH NE TRAGETIN BERISHA / ANIJEN DRAGOBIA.
You will be redirected to our secure booking form.