Tur ditor tek Lumi i Shales
25 Euro / Person for Cash payments
18 Euro / Person for Paypal payments
Tur ditor tek Lumi i Shalës
Tur ditor tek Lumi i Shales.
Lumi i Shales është një destinacion turistik që përshkruhet nga vizitoret si perla e bukurive te Komanit, si Tajlanda e Shqiperise. Ngjyra e kalter e ujit dhe kthjellesia e tij është karakteristikë e ketij lumi.Shkembinjte e thepisur, te veshur nga peme e bime te gjelbra duket sikur ngrihen drejt qiellit per te mbrojtur kete bukuri qe natyra aq bujare ka ofruar per syte tane. Çfare ofron lumi i Shales nuk mund te pershkruhet dot me fjale, prandaj Komani Lake Ferry Berisha, per te gjithe ju qe deshironi ta vizitoni kete vend te mrekullueshem ka vene ne dispozicion, cdo dite, varka te vogla.
Orari
Nisja nga Komani ne oren 09:30 dhe mberrijme tek Lumi i Shales ne oren 10:45. Per rreth 3 ore do kemi mundesi te shijojme ajrin e paster, te notojme, te eksplorojme zonen rreth e rrotull e pa harruar, te krijojme sa me shume kujtime te paharrueshme. Orari i kthimit do te jete serish cdo dite ne oren 14:00 dhe mberrijme ne Koman ne oren 15:30.
Mos harroni te merrni me vete nje kapele, syze dielli, nje shishe me uje dhe sigurisht kameren apo smartfonin tuaj.
Sherbim Transporti.
Per te gjithe ata qe duan transport nga Shkodra ose nga Tirana, ne mund ta mundesojme duke shtuar nje kosto te vogel. Ne formen e rezervimit ju lutemi te plotesoni emrin dhe adresen e hotelit ku qendroni, po ku doni tju marrim.
Per ata qe udhetojne nga Tirana, transporti me furgon kushton 2800 Leke/person
Nisja behet ne oren 05:00 te mengjesit, dhe mberritja ne Koman ne oren 08:30m ndersa nisja nga Komani ne oren 15:30 dhe mberritja ne Tirane ne oren 19:00.
Per ata qe duan te nisen nga Shkodra, transporti kushton 1400 Leke /person
Nisja behet nga Shkodra ne oren 06″30 te mengjesit dhe mberritja ne Koman ne oren 08:30m ndersa nisja nga Komani ne oren 15:30 dhe mberritja ne Shkoder ne oren 17:30.
Nese deshironi te vini me makinen tuaj deri ne Koman, sigurohuni qe te gjeni nje vend parkim para se te hyni ne terminal. Parkimi ndodhet para se te hysh ne tunel, sepse hyrja ne tunel nuk lejohet per makinat qe nuk kane nje rezervim me tragetin e linjes. Parkimi eshte falas dhe nuk duhet te paguani per te,
Shënim i rëndësishëm!
Vendet janë të kufizuara edhe prenotohet perpara dates se udhetimit, duhet po ashtu të vishni jeleket e shpetimit gjate gjithe kohes se qendrimit ne vark.
Ju mund ta rezervoni kete tur vetem nese plotesoni formen e meposhtme, dhe beni pagesen online me ane te PayPal.
Ose mund te na shkruani nje email tek kontakt@komanilakeferry.com me detajet tuaja dhe ne do tju dergojme nje fature online qe mund te paguhet me PayPal.
KUJDES!! Mos kryeni pagesa tek persona te panjohur ne rruge, ne Koman apo ne Fierze, qe ju ofrojne ture fals apo bileta te falsifikuara. NE PRANOJME PAGESA VETEM ONLINE DHE VETEM NE TRAGETIN BERISHA OSE ANIJEN DRAGOBIA.
Find other tours we offer.
Tur 6 ditor ne Alpet Shqiptare
Tur 6 dite / 5 nete ne Alpet ShqiptareItenerari i turit dhe detajet Dita 1 (e shtunë)Pasi të arrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ne do ju ofrojmë transport privat nga Rinasi në hotel (transporti privat nga aeroporti ne Tiranë dhe akomodimi në hotel në Tiranë...
Turi i Alpeve Shqiptare
Turi i Alpeve Shqiptare Shkoder – Koman – Fierze – Valbone – Theth
279 €/Person per pagesat me PayPal
Exploroni Alpet Shqiptare ne nje tur 3 ditor
Tur ne Luginen e Valbones
Tur ne Luginen e Valbones Lugina e Valbones, nje mrekulli e natyres e cila sduhet humbur por duhet vizituar patjeter te pakten nje here. Prandaj ne i kemi organizuar te gjitha per ju ne menyre qe tju ngelet vetem te shijoni cdo moment te ketij turi. Nisja drejt...
Tur 1 ditor ne liqenin e Komanit
Tur 1 ditor tek Liqeni i Komanit, All Inclusive Cmimi 29 Euro eshte per te gjthe ata qe rezervojne turin dhe bejne pagesen online nepermjet PayPal ose Credit apo Debit Card. Nese deshironi te paguani CASH cmimi eshte 35 Euro ose 4400 Lek. Gjate 25 viteve kemi...
You will be redirected to our secure booking form.