Turi i Alpeve Shqiptare

Exploring the Albanian Alps in 3 days.

Bazuar ne eksperiencat tona dhe ne kerkesat tuaja vendosem ti shtojme listes se mundesive qe ne ofrojme dhe nje tur tjeter qe do konsistoje sigurisht ne eksperienca te paharrueshme qe startojne ne qytetin e Shkodres e finalizohen ne piken turistike te Thethit.

Turi 3 ditor fillon me nisjen nga qyteti i bukur i Shkodres,heret ne mengjes (6:30am) , nga ku udhetojme me furgon drejt Komanit, ne nje udhetim qe zgjat deri ne oren 8:30am, ku na pret nje kafe e shijshme dhe trageti Berisha destinacioni i te cilit eshte Fierza. Lundrojme pergjate liqenit rreth 2 ore e 30 min (9:00am-11:30am) duke shijuar cdo detaj te pamjes piktoreske qe na ofrohet nga natyra e mrekullueshme, nga ajri i paster dhe i fresket, nga ngjyrat e panorames e nga uji i kristalte. Pas mberritjes ne Fierze nisemi me furgon drejt lugines, majave, e lumit te Valbones, ku eshte shtruar per ne dreka me ushqime tradicionale te gatuara nga duart e grave malesore qe ruajn zakonet e parardhesve te tyre sot e kesaj dite. Pas drekes se bollshme vazhdojme me eksplorimin e zones deri ne te errur, e me pas kthehemi ne bujtine per te shijuar ushqimet e darkes dhe kenget e bukura me cifteli e lahute te shoqeruara nga cicerimat e zogjeve. Kemi mbyllur keshtu diten e pare te turit per tu zgjuar heret diten tjeter sepse na pret nje rruge e gjate neper rrugen qe lidh Valbonen me Thethin… Pas mengjesit te bollshem pergatitemi per rruge, sigurohemi te kemi me vete ushqime dhe uje te pishem dhe fillojme udhetimin ne kembe per ne Theth, i cili zgjat rreth 6-7 ore. Do ngjisim e zbresim majat e mrekullueshme te Alpeve Shqipetare, do takojme turiste qe vijne nga te gjitha anet e botes dhe pa e ndjere fare lodhjen do arrijme ne Theth ku na pret nje tjeter tradite shekullore e ruajtur me fanatizem e dashuri nga vendasit. Pas drekes te karakterizuar nga bujaria e mikpritja e malesoreve pasditen ja dedikojme eksplorimit dhe vizitave te lumenjeve te mrekullueshem qe derdhen nga majat e Alpeve prej shekujsh. Pas perendimit te mrekullueshem te diellit qe te duket se i jep butesi edhe maleve krenare na shoqeron drita e henes drejt bujtines ku eshte shtruar darka me ushqime te shijshme e te shendetshme. Keshtu mbyllim dhe nje tjeter dite plot aventura per tu zgjuat diten e trete te turit e cila pas mengjesit dhe pas eksplorimi te zones gjate paradites, na percjell per ne qytetin e Shkodres ku mberrijme rreth ores 19:00pm e cila shenon dhe fundin e kesaj eksperience te mrekullueshme por jo te paperseritshme.

TURI PERFSHIN:

Dy mengjese, 2 dreka dhe 2 darka ne bujtinë në Valbone e Theth.

Transporti:

Nga Shkodra (me furgon) ne Koman e nga Komani me tragetin Berisha deri në Fierzë dhe pastaj nga trageti në Valbone ( me furgon)
Diten e dyte nga Thethi ne Shkoder ( me furgon).

Guida gjatë gjithë udhëtimit:

Guida eshte njohëse e mirë e terrenit dhe e gjuhes angleze dhe sherbimi ka kosto 70 euro per cdo tur. Turet bëhen cdo te premte dhe te henë nga Prilli ne Tetor. Kostoja e turit është 180 euro/person. Fjetja e Ushqimet:
Behen ne bujtinat me te mira në Valbone e Theth.

Vështirësia e Turit:

Eshtë mesatare, nga 1-shi deri tek 10-ta, vlersohet me 6. Keshillohet për mosha nga 14-65 vjeç më dëshirë eksploruese dhe fizik të përballueshme ne ecje. Tips: Këshillat: Te mbani me vete një shishe ujit 1.5L ne nje çantë shpine dhe kapele e syze qe te mbroheni ndaj diellit si dhe aparatin per fotot duke mos harruar as veshjet sportive per 3 ditë.

 

Important note!

You can reserve this tour only by filling the form below and making the payment online via Paypal. Or you can send us an email to kontakt@komanilakeferry.com with the details and make the payment CASH only to the Ferry BERISHA staff after boarding to Ferry Berisha. Be careful, dont make payments to strangers in the road to Koman or Fierze that offers you trips or false tickets, WE ACCEPT PAYMENTS ONLY ON THE FERRY BOARD.

""
1
Reserve Albanian Alps Tour.
Nameyour full name
Phoneyour country prefix too
How many persons?up to 3
Travel Datefrom Monday to Friday
Commentsmore details
0 /
Albanian Alps TourNo. PersonsTotal Price
Tour costs 180 Euro/Person ( Note that a 5% paypal fee is added to the total sum )[field10][(field10*180)+(field10*180*0.05)]
Previous
Next

Ture të tjera.

 

Tur ne Luginen e Valbones

Lugina e Valbones, nje mrekulli e natyres e cila sduhet humbur por duhet vizituar patjeter te pakten nje here. Prandaj ne i kemi organizuar te gjitha per ju ne menyre qe tju ngelet vetem te shijoni cdo moment te ketij turi. Nisemi nga Tirana (location) rreth ores 5:00...

Tur 1 ditor ne liqenin e Komanit, 26 Euro!

Tur 1 ditor 26€ All Inclusive Nder 20 vitet e fundit kemi studuar kerkesat e klienteve tane dhe krijuam kete tur qe kushton me pak edhe shijon me shume se te qendosh ne qytet: One Day Tour 26 euro all inclusive organizuar nga Komani Lake Ferry fillon ne oren 09.00 ne...

Ture rreth liqenit

Eksploroni liqenin e Komanit. Nese deshironi te shijoni panoramen e Liqenit te Komanit mund te shfrytezoni linjen e tragetit BERISHA apo te Anijes DRAGOBIA cilat udhetojne cdo dite nga Komani edhe nga Fierza apo mund te prenotoni nje udhetim eskluziv vetem per ju me...

Ture tek Lumi i Shales

Lumi i Shales eshte nje destinacion turistik qe pershkruhet nga vizitoret si perla e bukurive te Komanit. Ngjyra e ujit eshte karakteristike e ketij lumi dhe shkembijte e thepisur duket sikur prekin qiellin. Ne lumin e Shales do gjeni shume bukuri te cilat eshte e...