Të dashur koleg e miq!

Siç tashmë është bërë e ditur, dega e turizmit në mbarë botën ka pësuar një rënie të konsiderueshme për pasojë të situatës së krijuar nga Covid-19.

Në mbështetje të punës tuaj, të turizmit në Shqipëri dhe gjithashtu të punës tonë, ne kemi vendosur që për të gjitha agjensitë të cilat po hasin vështirësi në këto ditë, ashtu siç po hasim edhe ne në pjesën e veriut të Shqipërisë, do aplikojmë zbritje të veçanta.

 

Për këtë sezon të vitit 2020, i cili do të ishte hapur si zakonisht sipas periudhës së viteve të fundit, por që kjo nuk ka qenë e mundur dhe arsyet tashmë janë të qarta, të gjitha agjensitë të cilat na kanë besuar dhe kanë qënë klintët tanë për vite me rradhë por edhe ato që duan të fillojnë një bashkëpunim të ri do përfitojnë nga 20-25% zbritje për grupet e tyre.

Kjo me qëllim për të ndihmuar sadopak rigjallërimin e turizmit por edhe për t’i dhënë një dorë njeri-tjetrit që të rimëkëmbemi përsëri pas kësaj situate ku të gjithë gjendemi të bllokuar.
Veças kësaj, do vazhdojmë të zbatojmë rregullin e pëhershëm ku guida dhe drejtuesit e automjeteve udhetojnë falas me ne.

Për të bërë akoma më të thjeshta bashkpunimet tona do keni mundësi të bëni rezervimet online nga website: www.komanilakeferry.com.

Ne gjithsesi do jemi gjithmonë në dispozicionin tuaj për tu përgjigjur në email ose në numrat e telefonit që ju janë vënë në dispozicion.

Duke shpresuar që kjo situatë e jashtëzakonshme të kalojë pa pasoja në shëndetin tuaj, të njerëzve tuaj të dashur dhe të gjithë njerëzve kudo që ndodhen urojmë që të kemi sa më shumë suksese bashkarisht. Ne do vazhdojmë të jemi të fortë, gjithmonë duke respektuar rregullat bazë të higjenës, të sjelljes personale dhe patjetër ato të vendosuara nga organet e shtetit Shqipëtar, ne urojmë që të bëjmë sado pak më të lehtë mbarvajtjen e punës sonë dhe të vazhdojmë të jemi një degë që është në rritje e që jep fryt në ekonominë e vendit tonë sepse është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, që prek disa hallka të ekonomisë, zhvillimit, kulturës dhe traditës tonë të bukur.

Trageti Berisha, Koman, Shqipëri.