Mirësevini tek vilat 5 Stinët

Pesë vila prej druri te sapo ndërtuara presin t’ju japin mirëseardhjen dhe t’ju ofrojnë një ambient të qetë, përgjatë liqenit të bukur te Komanit i cili është bekuar me nuancat më të mahnitshme të blusë që shkrihen me jeshilen e pemëve për rreth.
Të gjitha vilat janë të pajisura me gjithçka që nevojitet për tu ndjerë si në shtëpi edhe kur jeni larg ndërsa pamja e hapur mbi liqen ju kujton çdo minutë që jeni këtu për të pushuar duke shijuar ushqimin tradicional, pijet dhe sigurisht një bisedë të këndshme ndërsa provoni raki.
Nëse keni nevojë të largoheni nga qytetet e mëdha dhe të rifreskoni mendjen e shpirtin, ne po ju presim dhe ju premtojmë që ndërsa ne ju përshëndesim ju do largoheni me kujtimet dhe përshtypjet më të mira.

Vilat ndodhen ne liqenin e Komanit, perballe ishullit te vogel te Paqes.
( harta ne fund te faqes )
1 .Per te mberritur  tek vilat nga terminali i Komanit, udhetimi zgjat 40 minuta me tragetin Berisha ose me anijen Dragobia. Personat qe kane prenotuar per tu akomoduar tek vilat duhet te jene ne dijeni qe transporti per tek shtepia e pritjes behet me oraret zyrtare te linjes se tragetit Berisha apo Anijes Dragobia, ku ato ndalojne per lene udhetaret tek shtepia. Ne raste te tjera te vecanta , kur turistet nuk mberrijne dot ne oraret e caktuara ne ofrojme varka te vogla ose skaf per transport per ne shtepine e pritjes, por per kete duhet me pare te konfirmoni orarin e mberritjes, dhe ky sherbim ka kosto shtese.
Oraret e nisjes nga Komani :
Trageti Berisha ora 9.00 am, edhe Anija Dragobia ne oren 9.00 am.
2. Per te mberritur tek vilat nga terminali i Fierzes , udhetimi zgjat rreth 2 ore, dhe transporti kryhet njesoj si me siper gjate orareve zyrtare te tragetit Berisha dhe anijes Dragobia.
Oraret e nisjes nga Fierza:
Trageti Berisha ora 13.00 , dhe Anija Dragonia ora 6.00 am.
3. Per udhetaret qe deshirojne te nisen nga Shkodra per tek vilat duhet te telefonojne per te prenotuar udhetimin me furgon nga Shkodra per ne Koman , udhetim i cili zgjat rreth 2 ore.


Pamje e shtepise se pritjes nga lart.

Pamje e shtepise se pritjes nga lart.