Tur ne Luginen e Valbones

Lugina e Valbones, nje mrekulli e natyres e cila sduhet humbur por duhet vizituar patjeter te pakten nje here. Prandaj ne i kemi organizuar te gjitha per ju ne menyre qe tju ngelet vetem te shijoni cdo moment te ketij turi.

Nisja drejt Valbones

Nisemi nga Tirana (location) rreth ores 5:00 heret ne mengjes, ose nga Shkodra (nga hoteli ku ju qendroni) rreth ores 6 e 30 am, marrim rrugen per Koman duke shijuar freskine e mengjesit dhe rrezet e para te diellit.

Ne oren 9:00 nisemi me tragetin Berisha ose anijen Dragobia drejt Fierzes, te shoqeruar nga pamjet e mrekullueshme qe ofron ky vend, mberrijme ne destinacion rreth ores 11:30, ku na pret furgoni qe do na coje ne Valbone duke kaluar nga Bajram Curri.

Ora 12:45 do na gjeje ne Valbone, ku eshte shtruar dreka me ushqime e pije tradicionale e te fresketa, por edhe me mikpritjen karakteristike te zones. Pasditja i dedikohet eksplorimit te zones, te shtratit te lumit e mbase te ujevares, sipas deshires tuaj.

Rreth ores 20:30 bashkohemi serish tek bujtina ku nje darke me ushqime te tjera eshte servirur.

Dita e dyte

Ne mengjes, pas nje gjumi te rehatshem, nje mengjes i bollshem shijohet ne prani te panorames se mrekullueshme e ajrit te fresket.

Ora 11:00 shenon orarin e nisjes drejt Fierzes nga ku lundrojme me tragetin Berisha deri ne Koman. Rreth ores 17:30 mberrijme ne Shkoder ose ne Tirane rreth ores 19:00 duke mbyllur keshtu dhe kete eksperience te mrekullueshme.

Do te vizitojme Lumin e Valbones, qytetin e Bajram Currit dhe akomodimi do te behet ne nje hotel ne Luginen e Valbones.

TURI PERFSHIN:

Ne kete tur jane te perfshira,

  • akomodimi ne hotel,
  • mengjesi,
  • dreka
  • darka ne Valbone,
  • kthimi Tirane ose Shkoder.
  • per personat qe duan nisjen dhe kthimin ne Tirana ka nje kosto extra 10 Euro/person

Keshillojme qe ne nisje te udhetoni me anijen Dragobia dhe ne kthim me tragetin Berisha ne menyre qe te provoni eksperienca te ndryshme.

Shenim:  Zakonisht nuk eshte e domosdoshme te paguani nje guide profesionale per kete tur. Shumica e visitoreve nuk marrin guide profesionale per arsyen sepse stafi yne eshte profesional dhe i pergatitur qe experienca juaj te jete fantastike. GJithsesi nese kerkoni patjeter nje guide profesionale, nuk eshte e perfshire ne cmim.

Cmimi i turit eshte 89 € / person

 

 

Shenim i rendesishem!

Ju mund ta rezervoni kete tur duke plotesuar formen e meposhtme dhe te kryeni pagesen nepermjet PayPal.

Kujdes! Mos beni pagesa tek persona te panjohur ne rrugen drejt Komani apo drejt Fierzes, qe perpiqen tju shesin ture apo bileta te falsifikuara.

NE PRANOJME PAGESA VETEM ONLINE NEPERMJET PAYPAL, OSE CASH NE TRAGETIN BERISHA / ANIJEN DRAGOBIA.

""
1
Reserve Tour in Valbona Valley
Nameyour full name
Phoneyour country prefix too
How many persons?up to 5
Travel Datefrom 15 April to 30 October
Commentsmore details
0 /
Tour in Valbona ValleyNo. PersonsTotal Price
Tour costs 89 Euro/Person ( a 5% paypal fee is added to the total sum )[field10][(field10*89+field12*field10)+(field10*89+field12*field10)*0.05]
Previous
Next

Ture të tjera.

 

Turi i Alpeve Shqiptare

Turi i Alpeve Shqiptare

Turi i Alpeve Shqiptare Shkoder - Koman - Fierze - Valbone - Theth   Exploroni Alpet Shqiptare ne nje tur 3 ditorBazuar ne eksperiencat tona dhe ne kerkesat tuaja vendosem ti shtojme listes se mundesive qe ne ofrojme dhe nje tur tjeter qe do konsistoje sigurisht...

Tur 1 ditor ne liqenin e Komanit

Tur 1 ditor ne liqenin e Komanit

Tur 1 ditor tek Liqeni i Komanit, All Inclusive Cmimi 26 Euro eshte per te gjthe ata qe rezervojne turin dhe bejne pagesen online nepermjet PayPal ose Credit apo Debit Card. Nese deshironi te paguani CASH cmimi eshte  29 Euro ose 3500 Lek. Gjate 25 viteve kemi...

Shtepi pritje prane liqenit

Shtepi pritje prane liqenit

Mirësevini tek vilat 5 Stinët Pesë vila prej druri te sapo ndërtuara presin t'ju japin mirëseardhjen dhe t'ju ofrojnë një ambient të qetë, përgjatë liqenit të bukur te Komanit i cili është bekuar me nuancat më të mahnitshme të blusë që shkrihen me jeshilen e pemëve...

Cfare duhet te dini para se te vizitoni Liqenin e Komanit.

Cfare duhet te dini para se te vizitoni Liqenin e Komanit.

Perpara se te niseni per udhetim ne Liqenin e Komanit, ose te Fierzes kini parasysh dhe merrni masa per disa gjera kryesore ( keto keshilla jane te vlefshme edhe per ju qe planifikoni te vizitoni Thethin ose Luginen e Valbones ) : Merrni rroba te pershtashme, duhet te...