Eksploroni liqenin e Komanit me ture te organizuara 1 ditore..
Komani Lake Explore ture me kayake ne liqenin e Komanit. Ne kemi kayake te cilesise se larte, me te gjitha pajisjet e domosdoshme, te prodhuar ne fund te vitit 2015.
Turi i zakonshem eshte si me poshte :
Turi nis gjithmone nga terminali i Komanit ose i Fierzes.
Kur te mberrini ne Fierze ose Koman ne do tju marrim me Tragetin Berisha ose Anijen Dragobia, kjo gjithmone nese mberrini ne terminal ne orarin zyrtar te nisjes se tragetit apo anijes, oraret mund ti shikoni ketu, ose me anije te vogel nese nuk arrini dot oraret zyrtare. ( kjo edhe ne varesi te numrit te personave, si dhe mund te kete kosto shtese ) dhe destinacioni i pare eshte Ishulli i paqes, ku dhe do te marrim kayaket.
• Nese do te nisemi nga Komani, do te na duhen rreth 40 minuta te arrijme tek Ishulli i Paqes.
• Nese nisemi nga Fierza, do te na duhen rreth 2 ore te mberrijme tek Ishulli i Paqes
Pasi arrijme tek Ishulli, mund te kemi nje kohe shlodhjeje, ose mund te hame dreke, ushqumi eshte gjithmone bio dhe produkte te prodhuara ne fermen tone ne Koman. ( dreka eshte opsionale dhe sipas kerkeses suaj ).
Me pas do te marrim Kayaket dhe do te lundrojme neper liqenin e Komanit.
Koha e lundrimit me kayake ofrohet ne 2 forma te ndryshme :
Nje dite te plote, ose nje gjysem dite ( 4 ore ) dhe zakonisht cmimi percaktohet ne baze te kerkesave tuaja.
Gjate kohes se lundrimit me kayake, do te kemi kohe per pushime te shkurtra, mund te ndalojme per not, per te ngrene, per te peshkuar, etj,
Ne fund do te kthehemi serish me kayke drejt ishullit te Paqes, nga ku u nisem.
Perballe Ishullit te Paqes ne kemi edhe nje Shtepi Pritje, ku grupi juaj mund te kaloje naten, gjithashtu ka edhe nje restorant me ushqimet tradicionale te zones.
Ju lutemi te kontaktoni ne nje nga format e meposhtme:
Telefon: 00355 69 68 00 748 / 00 355 68 52 70 934
Telefon anglisht: 00355672808727
Telefon Italisht: 0039 32 725 66 357
Email : kontakt@komanilake-explore.com
Email : kontakt@komanilakeferry.com